Instituti i Medias i Kosovës zhvillon projekt ndërkombëtar trajnues

  • 12 October 2018 - 09:17
Instituti i Medias i Kosovës zhvillon projekt ndërkombëtar trajnues

?Instituti i Medias i Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Profesionalizimit të Mediave të Evropës Juglindore (SEENPM ) nga 1 Korrik 2018 deri me 1 Maj 2019 po zhvillon projektin “Shkallmimi i keqinformimit”.

Për çdo javë do të raportohet për informacionet e pasakta në mediat kosovare, si dhe do të bëhet analiza e shkaqeve dhe pasojave të informacioneve të vërtetuara si të pasakta, ka thënë Kryetari i bordit të IMK-se, Fazli Veliu , duke deklaruar se ky projekt do të mundësojë hartimin e një strategjie për profesionalizimin e Medias Kosovare duke identifikuar shkaqet e ngecjeve dhe problemet bazike të shoqërisë.

Për 10 muaj rresht, në bazë të raportimeve të thukta javore, mediat kosovare do të jenë nën llupën e studiuesve më prestigjiozë botërorë të hulumtimit të mediave.

Në kuadër të këtij projekti disa gazetarë kosovarë do të trajnohen në Pragë të Çekisë dhe mësimet e marra do t’ua përcjellin 50 gazetarëve të rinj në Kosovë.

 

(Kosova Sot)