Haziri thotë se LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK'në

  • 16 October 2018 - 22:22
Haziri thotë se LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK'në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth mundësisë së hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Haziri ka thënë është e paimagjinueshme hyrja në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

Ai është shprehur i bindur që partia e tij asnjëherë më nuk do të hyjë në koalicion me këtë parti.

“Një koalicion me PDK-në është i paimagjinueshëm. E them me plot bindje se nuk do të qeverisimim kurrë më me PDK-në. Lidershipi i PDK-së, ka rrënuar urat e bashkëpunimit me neve, ata kanë zgjedhur një bashkëpunim me dikën tjetër dhe është e drejtë e tyre”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari  i LDK-së, Lutfi Haziri ka pohuar se si Lidhje Demokratike janë duke përpiluar dokumentin për dialogun Kosovë- Serbi.

 

(Kosova Sot)