Makina shkatërrohet pas aksidentit/ Humbin jetën nëna dhe foshnja, në luftë për jetën babai

  • 17 October 2018 - 09:29
Makina shkatërrohet pas aksidentit/ Humbin jetën nëna dhe foshnja, në luftë për jetën babai

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmë në rrugët e Italisë, ku siç raportohet nga mediat atje, një nënë e re në moshë dhe fëmija i saj i gjinisë femër kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona janë plagosur. Mes të lënduarve, në spital për jetën po lufton edhe bashkëshorti i viktimës.

Gruaja dyshohet të jetë nga vendet e Evropës Lindore. Ngjarja ka ndodhur në San Giovanni Rotondo, në Foggiano.

Nga pamjet duket që aksidenti ka qenë i rëndë, pasi automjetet e përfshira në të, janë bërë copë e thërrime.

Ndërkaq, burri i viktimës është shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti fatal.


(Kosova Sot)