Shesheli planifikon të blejë shtëpi në qendër të Preshevës!

  • 17 October 2018 - 10:34
Shesheli planifikon të blejë shtëpi në qendër të Preshevës!

Në programin mëngjesit "Mirëdita Serbi", në Televizionin “Hepi” ishte i pranishëm presidenti i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, i cili, midis tjerash, tha se ka në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës, transmeton gazeta beogradase “Alo”.

Duke folur për Kosovën dhe “Metohinë”, Sheshel tha se ajo duhet të mbetet si tërësi në Serbi!

- Kosova në tërësi mbetet në Serbi, është autonomia ajo që mund të jetë niveli më i lartë. Katër komunat serbe, nuk janë vënë në dyshim. Këtu ekziston një pronë homogjene serbe, përfshirë Gazivodën. Kopaoniku është i mbrojtur, Trepça nuk është e mbrojtur tërësisht……Manastiret serbe dhe kishat janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të mbrohet në të gjitha mënyrat. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, rreth tyre nuk bisedohet - tha kreu i Radikalëve serbë Sheshel.

 “Kam ndërmend të blej një shtëpi në qendër të Preshevës dhe nuk ka asnjë shans që dikush ta rrënojë! Do të ishte një kaos! Takimi im i parë me shqiptarët ishte me ata që prisnin dru, ku atje jetova, ata ishin njerëz të mirë - thotë Shesheli për Televizionin “Hepi”, transmeton gazeta e ditës së sotme beogradase “Alo”.

(Kosova Sot)