Hoti kërkon ndaljen e Qeverisë: Ndryshe do të paguajmë të gjithë pasojat

  • 17 October 2018 - 10:39
Hoti kërkon ndaljen e Qeverisë: Ndryshe do të paguajmë të gjithë pasojat

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar raporti i fundit Komisionit Evropian për gjendjen ekonomike në Kosovë.

Hoti ka kërkuar që të ndalet kjo qeverise, pasi që sipas tij, “ do të paguajmë të gjithë pasojat”.

Postimi i plotë:

Raporti i fundit Komisionit Evropian jep te dhena shqetesuese per ekonomine e Kosoves.

Treguesit ekonomik, te cilet filluan te permiresohen ne mandatin e kaluar qeverises, gjate qeverise Haradinaj po perkeqesohen:

Papunesia ne mandatin e kaluar u ul nga 35% ne 27%. Nderkaq, tash trendi eshte ne rritje dhe ka shkuar ne 29% ne tremujorin e dyte 2018.

Punesimi, i cili me 2016 u rrit me 11% si rezultat i politikave ekonomike te favorshme per biznese, kete vit ka rene me 4.5%.

Eksporti i mallrava nga nje rritje vjetore prej 22%, sivjet kane rene me 7%.

Importet jane rritur per 12%.

Trendi nuk eshte i mire as ne investimet e jashtme.

Derisa ne mandatin e kaluar rritja ekonomike filloi te gjenerohet nga sektori privat dhe nga investimet private, tash sektori privat eshte ne stagnim dhe rritja po varet kryesisht nga sektori publik, qe e bene kete rritje te paqendrueshme pertej periudhave afatshkurtra.

Stabiliteti fiskal eshte perkeqesuar dukshem per shkak te iniciativave te pamenduar per shpenzime jo produktive, te cilat iniciativa do te kene pasoja afatgjate ne shpenzimet publike duke e perkeqesuar raportin e shpenzimeve kapite publike ndaj buxhetit te pergjithshem. Kjo padyshim do te perkeqesoj gjendjen ekonomike, pasi bizneset dhe punetoret do te paguajne me shume taksa te cilat nuk ju kthehen atyre me sherbime me te mira publike ne rruge, energji, arsim e shendetesi.

Duhet ndalur kete lloj qeverisje sa me pare. Ndryshe do te paguajme te gjithe pasojat.

(Kosova Sot)