KELMENDI: KY MANDAT I KUVENDIT TË KOSOVËS DO TË KALOJË PA E BËRË LIGJIN E VETTING-UT

  • 18 October 2018 - 15:20
KELMENDI: KY MANDAT I KUVENDIT TË KOSOVËS DO TË KALOJË PA E BËRË LIGJIN E VETTING-UT
Edhe sipas analistit dhe publicistit Naim Kelmendi, jo vetëm ky vit, por ky mandat i Kuvendit të Kosovës do të kalojë pa e bërë ligjin e VETTING-ut. "Sikur po duket edhe me këtë qeveri aktuale dhe me këtë Kuvend të stërkequr si asnjëherë më parë, nuk ka gjasa të ketë VETTING e vetëpastrim të pushteteve nga krimi e korrupsioni, sepse edhe qeveritarët dhe deputetët e shumtë aktualë po shohin se si të pasurohen e të mos preken nga drejtësia. Ata nuk duan që të preken as si deputetë, por kështu duan t'i mbrojnë të inkriminuar dhe korruptuar edhe njerëzit e tyre në pushtet, në qeveri e kudo tjetër", tha Naim Kelmendi për "Kosova Sot".