Turqia e jep emrin: Truproja e princit arab orkestroi likuidimin e gazetarit e “The Washington Post”

  • 18 October 2018 - 15:22
Turqia e jep emrin: Truproja e princit arab orkestroi likuidimin e gazetarit e “The Washington Post”

Zyrtarët turq kanë konfirmuar se Maher Mutreb e ka udhëhequr ekipin i cili qëndron pas zhdukjes dhe likuidimit të gazetarit saudit.

Truproja e trashëgimtarit të fronit saudit Mohammed bin Salman e ka udhëhequr operacionin kundër gazetarit Jamal Khashoggi, kanë konfirmuar zyrtarët e lartë të Turqisë.

Al Jazeera ka publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë ku shihet Maher Abdulaziz Mutreb, udhëheqësi i grupit i cili, siç pretendojnë autoritetet turke, qëndron pas zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Khashoggi është llogaritur si i zhdukur prej 2 tetorit, kur ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Në fotografi shihet sesi Mutreb hynë në konsullatë në orën 9:55 në mëngjes më 2 tetor, një orë para ardhjes së Khashoggit.

Mutreb është xhiruar se si ditën e njëjtë del nga shtëpia e konsullit në orën 16:53.

Ditën e njëjtë Mutreb dhe ekipi i tij janë xhiruar gjatë braktisjes së hotelit “Movenpick”, në afërsi të konsullatës.

I dyshuari kryesor është xhiruar edhe në hyrje të aeroportit të Stambollit në orën 18.

Sipas evidencës së Aeroportit “Ataturk”,ekipi i Mutrebit i është nënshtruar kontrollit të pasaportave me rastin a arritjes në orën 3:30 në mëngjes më 2 tetor, ndërsa e ka braktisur Turqinë mbrëmjen e njëjtë në orën 18, me dy aeroplanë privatë Sky Prime Aviation.

Siç transmeton Neë York Times, Maher Abdulaziz Mutreb është parë në shoqëri me princin Bin Salman në aeroportet e Parisit dhe Madridit, dhe ka qëndruar në afërsi të tij edhe gjatë vizitës në Hjuston, Boston dhe në Kombet e Bashkuara.

(Kosova Sot)