Pronarit të restorantit i ikën truri, i thyen hundën dhe tri brinjë klientit. Arsyeja do t’u befasojë

  • 18 October 2018 - 15:30
Pronarit të restorantit i ikën truri, i thyen hundën dhe tri brinjë klientit. Arsyeja do t’u befasojë

Shkon të hajë një drekë të mirë, por del i rrahur paq, me hundë të gjakosur dhe tre brinjë të thyera. Ngjarja ka ndodhur në një restorant toskan, ku pronari ka rrahur një klient, pasi porositi në restorantin e tij vetëm një antipastë dhe më pas u largua.

Çështja ka përfunduar në gjykata, ku klineti një 61-vjeçar nga Arezzo, ka thënë se është dhunuar nga pronari e ka përfudnuar në spital. Ai tregon se kishte telefonuar për të rezervuar një drekë, por kur ka shkuar aty, në menu nuk kishte asgjë nga ato që ai ishte i interesuar.

Kështu, së bashku me shokët mori vetëm një atipaste dhe më pas u larguan. Pronarit i ka ikur truri dhe i është lëshuar me dhunë, duke e lënë përtokë me hundë të thyer e po ashtu edhe me tre brinje të thyera.

(Kosova Sot)