Trump thotë se do ta dërgojë ushtrinë që ta mbyllë kufirin me Meksikën

  • 18 October 2018 - 15:31
Trump thotë se do ta dërgojë ushtrinë që ta mbyllë kufirin me Meksikën
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta “mbyllë kufirin jugor” nëse qeveria meksikane i lejon emigrantët nga Honduras t’u afrohen Shteteve të Bashkuara dhe nëse demokratët vazhdojnë të kundërshtojnë planin e tij për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën.

Trump gjithashtu ka kërcënuar se do t’u ndërpresë ndihmën vendeve të Amerikës Qendrore nëse ato nuk ndihmojnë në ndalimin e migrimit të përhapur, shkruan Washingtonexaminer.

Ai ka bërë këto kërcënime pasi që një numër i madh i emigrantëve nga Honduras kanë hyrë në Meksikë duke synuar Shtetet e Bashkuara si destinacionin e fundit.

“Përveç ndalimit të të gjitha pagesave për këto vende, të cilat duket se nuk kanë pothuajse asnjë kontroll mbi popullsitë e tyre, unë duhet, në terma më të fortë, t’i kërkoj Meksikës të ndalë këtë sulm – dhe nëse kjo nuk realizohet, atëherë unë do ta thërras ushtrinë qa ta mbyllë kufirin tonë jugor!”, ka shkruar Trump në Twitter.

(Kosova Sot)