Nis rregullimi i kanalizimit në fshatin Gurbardh

  • 18 October 2018 - 15:33
Nis rregullimi i kanalizimit në fshatin Gurbardh

Në kuadër të rregullimit dhe mirëmbajtjes të rrjeteve të kanalizimit, sot në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullim i 850 metrave të rrjetit të kanalizimit, i cili nuk ka funksionuar dhe rrjedhimisht ka sjellë probleme serioze për banorët dhe ambientin përreth, pasi ujërat e zeza kanë rrjedhë në sipërfaqe.

Punimet të cilat po kryhen në kanalizimin e kësaj pjese të fshatit, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi.

Rregullimi i kësaj pjese të rrjetit të kanalizimit do të zgjidhë përfundimisht problemin me rrjedhën e ujërave të zeza, pasi jetesa e banorëve është bërë pothuajse e padurueshme.

(Kosova Sot)