Policia e Kosovës prangos pesë persona, për këtë arsye!

  • 18 October 2018 - 16:24
Policia e Kosovës prangos pesë persona, për këtë arsye!

Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive disa mujore për zbulimin e veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve, sot ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është ndërmarrë operacioni policor “TRUDA”, ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve.

Kontrollet janë realizuar në rajonin e Prishtinës, në katër lokacione, dhe në rajonin e Mitrovicës – një lokacion. Me këtë rast janë arrestuar S. V. (1965), R. V. (1967), H. A. (1977), S. Sh.(1953) dhe E. Sh. (1980)

(Kosova Sot)