Filloi të shiste torta 9 muaj më parë, tani fiton 1,000 dollarë në muaj

  • 18 October 2018 - 16:44
Filloi të shiste torta 9 muaj më parë, tani fiton 1,000 dollarë në muaj

Kea Walsh, një vajzë 15 vjeçe, e cila Kea Walsh vjen nga Bregu i Artë (Gold Coast) dhe ka lansuar online biznesin e saj, të quajtur "A Piece of Cake". Aktualisht ajo është duke bërë vetëm katër torte në javë, në mënyrë që të ketë kohë edhe për shkollë dhe për një kurs të gatimit. 'Kur isha më e vogël me të vërtetë më pëlqenin ushqimet, më pëlqente t'i haja ato, por edhe të mësoja rreth përgatitjes së tyre', thotë ajo. Kjo nxënëse e shkollës së mesme filloi biznesin, pasi që një shoqe i kërkoi t'ia bënte tortën e ditëlindjes. Tani ajo është duke marrë porosi nga tërë Bregu i Artë. 'Në fillim ishin vetëm njerëzit e njohshëm, por më pas filluan edhe të panjohurit që të bënin porosi. Ata kërkojnë torte të ditëlindjes, por kam bërë edhe një torte martese më parë", rrëfehet ajo.

Planifikon që vitin e ardhshëm të shkojë në Francë

Çdo tortë shitet me një çmim që sillet nga 110 deri 150 dollarë, por ajo dhe nëna e saj kanë vënë kufirin prej 4 tortave në javë, në mënyrë që vajza të ketë kohë për t'u shkolluar dhe për ta vijuar kursin e gatimit. Vajza Walsh dëshiron ta zgjerojë biznesin e saj, në mënyrë që të bëhet shefe e pastiçerisë dhe dekoruese e tortave. Ajo planifikon që, vitin e ardhshëm, të shkojë në Francë, që të mësojë nga disa prej pastiçerive më të njohura në botë. Ajo shpreson se do ta ketë fatin që të mësojë te shefi i famshëm, Adriano Zumbo, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Stërgjyshërit e vajzës ishin mjeshtër të mëdhenj të tortave

E ëma e saj, Anahera Walsh, thotë se gatimi është pasion i vajzës së saj. "E tëra që dua për fëmijët e mi, është që ata të bëjnë punën që duan dhe të jenë të lumtur, duke qenë në të njëjtën kohë edhe të mençur dhe duke pasur një plan rezervë nëse ndryshojnë mendjen më pas", thotë ajo. Bëhet e ditur se edhe stërgjyshërit e vajzës ishin mjeshtër të mëdhenj të tortave. Vajza 15-vjeçare thotë se dëshiron të bëjë ushqime që kanë ndonjë domethënie dhe se, përkundër punës së madhe që kërkohet në këtë drejtim, ajo kënaqet duke e bërë këtë punë. 

 

(Kosova Sot)