E vuajti shumë humbjen e të bijës, babai i vendos “i-Phone” për gur varri

  • 18 October 2018 - 16:47
E vuajti shumë humbjen e të bijës, babai i vendos “i-Phone” për gur varri

Vizitorët e varrezave në Ufa të Rusisë janë habitur kur kanë parë se një gur varri ishte në formën e “i-Phone”.

Siç vihet re edhe nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e “Apple” në pjesën e pasme e madje edhe një QR-Code.

Ky gur varri është ndërtuar nga babai i 25-vjeçares, i cili e vuajti shumë humbjen e të bijës. Kjo e fundit ndërroi jetë në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta.

“Pasi e kanë parë njerëzit kanë vendosur që të bëjnë porosi të tjera si ajo”, ka thënë prodhuesi i gurit të varrit që ka edhe logon e “Apple” në pjesën e pasme.

(Kosova Sot)