Ministritë dhe komunat e Maqedonisë kanë 2.645 makina, 1.559 janë të MPB-së

  • 18 October 2018 - 17:01
Ministritë dhe komunat e Maqedonisë kanë 2.645 makina, 1.559 janë të MPB-së

Ministritë dhe komunat kanë në posedim gjithsej 2,645 makina, nga të cilat 2.008 janë me një çmim prej 33 milion euro, ndërsa për 637 automjete institucionet nuk kanë fare ose nuk kanë paraqitur të dhëna për çmimin, tregon baza e të dhënave e përgatitur nga Qendra për Komunikime.

“Ministritë kanë 2,215 automjete që kapin vlerën prej 27.2 milionë euro, ndërsa komunat kanë 430 automjete që kapin vlerën prej 5,7 milionë euro. Bindshëm më së shumti automjete posedon MPB-ja – 1,559, ose 70 për qind të automjeteve të ministrive. Pastaj janë Ministria e Mbrojtjes me 142 automjete dhe Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave 108 automjete. Te komunat kryeson Shkupi me 36 automjete, pastaj Karposhi 16 dhe Kërçovë 14 automjete”, thuhet në këtë sondazh .

Gjithashtu rezulton se qeveritë qendrore dhe lokale më së shumti përdorin makinat “Shkoda”, “Volkswagen” dhe “Ford”.

Megjithatë, pesë automjete më të shtrenjta janë “Mercedesë” që i ka blerë Ministria punëve të brendshme (572,780 euro), Ministria për punë të jashtme (81,301 euro) dhe Ministria e financave (76.768 euro) dhe komunat e Sveti Nikole (77,839 euro) e Kavadarit (70,075 euro ).

“Çmimi mesatar i automjeteve është 16 690 euro për ato të Qeverisë dhe 15,051 euro në komuna. Mosha mesatare e flotës është 12.5 vjet. Flotën më të re kanë Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe ajo e mjedisit jetësor, mesatarisht 8.5 vjet, ndërsa automjetet më të vjetra i kanë Ministria e drejtësisë dhe e shoqërisë informatike, mesatarisht nga16 vjet,” thuhet në anketë.

Për sa i përket numrit të automjeteve në relacionin me numrin e të punësuarve, duket se më së paku automjete për punonjës ka Dibra, ndërsa më së shumti Haraçina. Dibër një automjet shërben 61 punonjës, ndërsa në Haraçinë vetëm dy punonjës. Te komunat, të dhëna për vlerën e automjeteve nuk e kanë zbuluar Tetova dhe Komuna e Sarajit


(Kosova Sot)