GURAZIU: QËLLIMI I LIGJIT, PËR T'I DHËNË EDHE NJË PUNË TJETËR SHKËLQIM DEVOLLIT

  • 19 October 2018 - 12:27
GURAZIU: QËLLIMI I LIGJIT, PËR T'I DHËNË EDHE NJË PUNË TJETËR SHKËLQIM DEVOLLIT
Reagim të ashpër ka adresuar edhe analisti Ragip Guraziu. "Ne po shohim, sikur në shumë raste të tjera, që edhe në këtë rast, se në emër të qytetarëve të Kosovës po veprohet shumëçka, por rezultati final po del kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Unë e them se asnjë udhëheqës apo politikan, apo lider të partive politike, qoftë pozitë apo opozitë, nuk kanë të drejtë të flasin ashtu në emrin e tyre, derisa po abuzohet skajshmërisht me qytetarët e Kosovës mu nga këta politikanë të inkriminuar që e degraduan Kosovën tej mase, e dërguan deri në fund të pusit. Ne e kemi parë në shumë raste që Qeveria e Kosovës dhe deputetët e partive në pushtet, më shumë po e respektojnë zërin e Shkëlqim Devollit dhe Devollëve të tjerë sesa zërin dhe votën e shenjtë të qytetarëve të Kosovë, që falë votës së tyre janë aty ku janë, dhe në emër të qytetarëve po manipulojnë me ta se gjëja po flasin në emër të qytetarëve. Ata të njëjtën gjë janë duke bërë tani edhe kur kanë propozuar ndryshimin e ligjit me të cilin kërkohet heqja e plotë e kriterit të vjetërsisë për veturat e importuara nga jashtë", vlerëson ai. "Unë mendoj që është një zë i arsyes së fuqishme kundërshtimi i deputetes Hykmete Bajrami dhe deputetëve të tjerë të pozitës, të cilët alarmojnë se me këtë veprim po rrezikohet shëndeti i qytetarëve, vetëm e vetëm për t'i dhënë edhe një punë tjetër Shkëlqim Devollit, atë të kontrollit të gazrave standardi Euro 4, që është kriteri bazë i zbatimit të ligjit", tha Guraziu për "Kosova Sot"