“Donika e maleve”, harron se është në Kuvendin e Kosovës

  • 19 October 2018 - 12:40
“Donika e maleve”, harron se është në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës së djeshme plenare, ku në rend dite janë 46 pika.

Gjatë fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufit, përkrah tij u shfaq deputetja Donika Kadaj – Bujupi, me veshje jo të zakonshme në seancat e Kuvendit.

Veshja e deputetes së AAK-së është e pazakontë  për deputetët në Kuvend, që zakonisht shkojnë me veshje zyrtare.

 Kadaj, kohëve të fundit njihet si njëra prej deputeteve që pëlqen ecjen në mal.

 

Sidoqoftë, Në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në rend të ditës është votimi në parim i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
 

(Kosova Sot)