Vasfije Krasniqi-Goodman dekorohet me “Emblemën e Vushtrrisë”

  • 19 October 2018 - 12:48
Vasfije Krasniqi-Goodman dekorohet me “Emblemën e Vushtrrisë”

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim Vasfije Krasniqi Goodman, bashkëshortin e saj dhe familjen Krasniqi nga Vushtrria.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i ka akorduar Vasfije Krasniqi Goodman titullin “Emblema e Vushtrrisë” me motivacionin “për guximin e jashtëzakonshëm, për thyerjen e stigmës dhe për përkrahjen e viktimave të dhunës çnjerëzore nga milicët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Kryetari Tahiri tha më këtë rast se qyteti i Vushtrrisë krenohet me aktin e guximshëm për thyerjen e stigmës dhe për kërkim të drejtësisë për viktimat  të Vasfije Krasniqi Goodman dhe me përkrahjen e ofruar nga familja Krasniqi për zonjën Vasfije. Njëkohësisht personalisht si kryetar por edhe Komuna e Vushtrrisë bashkohet më kauzën e Vasfijes për të thyer stigmën dhe për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale në Kosovë për arritjen e drejtësisë.

Vasfije Krasniqi Goodman nga ana e saj falënderoji Kryetarin dhe komunën e Vushtrrisë për përkrahjen dhe kërkoi që të vazhdohet me përkrahje institucionale për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe nga shoqëria kosovare në përgjithësi për të arritur drejtësi për të gjitha viktimat e luftës së fundit.

 

(Kosova Sot)