Babai e ndaloi të martohej me burrin që donte, pas 40 vitesh gjen një copë gazete dhe gjithçka përmbyset

  • 19 October 2018 - 13:18
Babai e ndaloi të martohej me burrin që donte, pas 40 vitesh gjen një copë gazete dhe gjithçka përmbyset

Jeta nuk shkon gjithmonë siç e kemi imagjinuar. Pa marrë parasysh se sa doni diçka, pa marrë parasysh sa shumë përpiqeni ta merrni atë, nganjëherë, universi thjesht ka plane të tjera.

Ashtu si ka njerëz që mund të zhduken nga jeta, ka të tjerë që fati mund t’ju sjellë përsëri dhe historia e Janice Rude dhe Prentiss Ëillson është një shembull i mrekullueshëm.

Në vitin 1961, Janice Rude ishte një studente në Kolegjin Oçidental në Kaliforni që punonte me kohë të pjesshme në një kafene për të paguar për studimet e saj.
Një ditë, ndërkohë që po sillte pjata në një tavolinë studentësh, vështrimi i saj takoi atë të një djaloshi shumë elegant me emrin Prentiss Willson.

Pas këtij takimi të parë, Prentiss kishte filluar të frekuentonte gjithnjë e më shpesh kafenenë. Jo sepse duhej të hante, por sepse donte të shihte atë vajzë të bukur që shërbente në tavolina. Ajo që nuk dinte ishte se ajo ndjente saktësisht të njëjtat gjëra.

Natën para Falënderimeve, Janice kuptoi se Prentiss nuk kishte ardhur në lokal.

Një mik i tha asaj se i riu kishte shkuar për të vizituar familjen e tij, e cila jetonte rreth 250 kilometra larg. Në atë moment, Janice e kuptoi sa të forta ishin ndjenjat e saj ndaj këtij djali që praktikisht nuk e njihte. Pra, ajo vendosi të shkonte me makinën e saj ta takonte.

“Ishte një gjest shumë i guximshëm nga ana ime”, pranon Janice.

Shpejt, ata të dy kuptuan se e dashuronin njëri-tjetrin dhe dëshironin që ta kalonin jetën e tyre së bashku. Menjëherë pas kësaj, ata u fejuan dhe publikuan njoftimin në gazetën lokale.

Për fat të keq, siç kemi thënë më parë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë dhe për këtë arsye marrëdhënia e tyre pati një fund të palumtur.

 

Babai i Janice i dha asaj një ultimatum, i tha se ajo do të duhej të ndërpriste marrëdhënien e saj me Prentiss, përndryshe ai nuk do ta ndihmonte më atë, që të paguante shpenzimet e universitetit. Asnjë nga protagonistët e kësaj historie nuk e kujton pse burri ishte kundër marrëdhënies së tyre, por në fakt, Janice kujton se nuk kishte ndonjë zgjedhje tjetër, sepse ajo absolutisht donte të përfundonte studimet e saj.

Me trishtim të madh, shumë lot dhe dy zemra të thyera, Janice dhe Prentiss u detyruan të ndanin rrugët e tyre. Me kalimin e kohës, të dy njohën njerëz të tjerë dhe u martuan, por pa harruar ndonjëherë dashurinë e parë të madhe që jetuan së bashku.

Por ky nuk është fundi i tregimit për shkak se, një ditë, fati vendosi për t’i vënë ato përsëri së bashku.

Pas disa viteve, nënat e Janice dhe Prentiss vdiqën disa muaj pas njëra-tjetrës. Pas këtyre hidhërimeve, të dy ishin duke shfletuar në mesin e gjërave të nënave të tyre dhe të dy bënë të njëjtin zbulimin.

Të dyja gratë kishin bërë të njëjtën gjë, edhe pse nuk njiheshin: Kishin prerë nga gazeta njoftimin e fejesës së fëmijëve të tyre!

Kjo ishte sikur të dyja nënat, në zemrat e tyre, të donin martesën e dy të rinjve.

Gratë e dinin se ndjenja e tyre ishte një autentike dhe kjo ishte një shenjë fati për të dy, si për Janice ashtu edhe për Prentiss.

Zbulimi i habitshëm i bëri Janice dhe Prentiss të kontaktonin njëri-tjetrin.

Ata ishin tashmë të rritur dhe asnjëri nuk ishte më nën kontrollin e prindërve.

Në qershor të vitit 2010, Janice dhe Prentiss u ritakuan dhe kuptuan se flaka nuk ishte shuar. Gjashtë muaj pas ritakimit dhe 49 vite pasi ata u takuan për herë të parë, ata u martuan.

Në moshën 71-vjeçare ata ishin në fund në gjendje për të realizuar ëndrrën e tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur. Martesa jonë është e përkryer dhe, edhe pse ne s’kemi shumë vite përpara, ajo do të jetë e përkryer “, thotë Janice.

Asnjëherë mos hiqni dorë, kur është fjala për dashuri. Tregojini personit që e doni si ndiheni, thojini asaj “të dua” dhe gëzoni çdo çast të kaluar së bashku.

(Kosova Sot)