Sejdiu për korrigjimin e kufijve: Cila është esenca e kësaj ideje, po marrim diçka e spo japim asgjë

  • 19 October 2018 - 13:23
Sejdiu për korrigjimin e kufijve: Cila është esenca e kësaj ideje, po marrim diçka e spo japim asgjë

Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur rreth ngjarjeve të fundit, me theks të veçantë për marrëveshjet Kosovë-Serbi.

“Nuk mund të mos respektohet kushtetua, e me vonë të shohim se a është në rregull marrëveshja apo jo. Është problem i madh. Pa mendimin e organeve më të larta kushtetuese nuk bën të vazhdohet tutje”.

“Cila është esenca e asaj ideje qe po korrigjojmë territore? Po marrim diçka e s’po japim asgjë!, deklaroi Sejdiu.

Rreth kësaj foli edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili u shpreh se asnjë marrëveshje s’duhet të bëhet pa një konsensus, pra pa një unitet pozitë-opozitë.

“Duhet që tash në dialog të jenë palë ndërkombëtarët, qoftë edhe si vëzhgues, dhe të garantohet që një marrëveshje që bëhet të kalojë Këshillin e Sigurimit e të mos mbesë e paqartë, që edhe gjeneratat e ardhshme të mund të hyjnë në bisedime’, u shpreh ai.

(Kosova Sot)