Aliu: Shkëqim Devolli, njeriu që po i zhvat qytetarët që 10 vjet,përmes monopolit kriminal të homologimit

  • 19 October 2018 - 13:27
Aliu: Shkëqim Devolli, njeriu që po i zhvat qytetarët që 10 vjet,përmes monopolit kriminal të homologimit
Mashtrim ndaj deputetëve dhe qytetarëve e sheh ndryshimin e Ligjit për importim të veturave pa kufizim vjetërsie, nga ana e Qeverisë, edhe analisti Bislim Aliu. "Pa asnjë dyshim, po shihet qartë se Qeveria vetëm po mashtron, por edhe po manipulon fillimisht deputetët e partive në pushtet, gjoja se po flasin në emër të qytetarëve, për ta hequr kriterin e vjetërsisë të veturave, por po i mashtron edhe qytetarët. Me të vetmin qëllim që kanë për ta favorizuar akoma më shumë Shkëlqim Devollin, njeriu që po i zhvat qytetarët, përmes monopolit kriminal të homologimit, që po na zhvat pa u penguar që 10 vjet. Dhe, për këtë, deputetja Hykmete Bajrami me plot të drejtë i akuzon deputetët e pozitës dhe Qeverinë se po e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, vetëm e vetëm për t'i dhënë edhe një punë tjetër Shkëlqim Devollit, atë të kontrollit të gazrave standardi Euro 4 me zbatimin e plotë të ligjit. Pra, kjo situatë na bënë të dyshojmë me plot baze se disa nga ligjet po i shkruan për interesin e vet kriminal nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve, sepse deputetët e Qeveria, si shpërblim do të financohen edhe më tutje nga Shkëlqim Devolli, i cili do t'ua lagë fytin, siç u dëgjua edhe në përgjimet 'PRONTO'", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot"