PRETENI: KA VETËM RRENA, VJEDHJE, MASHTRIME, PASURIM I KUNDËRLIGJSHËM...

  • 19 October 2018 - 13:59
PRETENI: KA VETËM RRENA, VJEDHJE, MASHTRIME, PASURIM I KUNDËRLIGJSHËM...
Ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, thotë se kjo situatë e re nuk guxon të na nxjerrë lajthitje dhe ta harrojmë VETTING-un në politikë, por ai duhet të shkojë paralel në të gjitha institucionet. "Jo vetëm në Polici, problemi kryesor është tek politika. Qeveria është përgjegjëse për të gjitha. Është çështje e ekzekutivit se si do të funksionojë Gjyqësori. Mos t'i rrisin pagat e të blejnë qetësinë, por nga Gjyqësori të kërkoni llogaridhënie. Qeveria është dashur që nga dje të mobilizohet, kush e dhunoi Vasfijen? Asaj nuk i duhen shpërblimet e hipokritëve, ajo nuk ka nevojë për mbështetjen materiale, asaj i duhet mbështetje morale", potencoi Preteni për "Kosova Sot"."Po ku ka vlera morale? Ka vetëm rrena, vjedhje, mashtrime, pasurim i kundërligjshëm, punësime familjare, pagesa për shërimin e familjarëve të droguar dhe heshtje! Të gjitha këto i kemi në institucionet tona. Pra, për një pastrim të institucioneve nga të gjitha këto fenomene kriminale duhet të rritet akoma më shumë presioni i publikut, që do të duhej të jetë shtytësi vendimtar", tha Hasan Preteni për "Kosova Sot".