Vëllai i Ahmet Krasniqit: Bac, ëndrra jote po realizohet!

  • 19 October 2018 - 14:14
Vëllai i Ahmet Krasniqit: Bac, ëndrra jote po realizohet!

Vëllai i Ahmetit, Behxhet Krasniqi, ka bërë një koment pas votimit të djeshëm të projektligjeve për transformimin e FSK-së.

Ai thotë se atdheu për të cilin u flijua Ahmet Krasniqi, së shpejti do t’i ketë “Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës“.

Ja postimi i plotë i Krasniqit:

Bac, ëndrra jote po realizohet.

Atdheu për të cilin u flijove, së shpejti do t’i ketë “Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës“

Nder dhe respekt të gjithë atyre që kontribuuan që Kosova të ketë ushtrinë e vet.

Urime Kosovë!

 

(Kosova Sot)