Me 80 vota pro, miratohet ligji për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

  • 19 October 2018 - 22:58
Me 80 vota pro, miratohet ligji për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.

Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.

Vlladanka Aviroviq ka votuar pro gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Edhe  deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

 

(Kosova Sot)