Rrëfehet vajza serbe: Ja kush janë VIP-at që vinin tek unë

  • 21 October 2018 - 11:42
Rrëfehet vajza serbe: Ja kush janë VIP-at që vinin tek unë

Njëra nga vajzat e cila është burgosur shkaku i prostitucionit elitar, në dhjetor të vitit të kaluar, në polici dhe para prokurorit kompetent ka dhënë detaje rreth “biznesit” me një burrë tjetër, raportojnë mediat serbe.

Ajo ka deklaruar se M.M. e ka njohur në tetor të vitit 2013 dhe se ishte pyetur nga ai “nëse do të mund të fillonin me prostitucion”.

Kemi biseduar që shërbimet seksuale të ofrohen çdo ditë, gjatë orëve të mbrëmjes. Çmimi i ‘seksit klasik’ të jetë 150 euro për një orë dhe nga ato, 100 të më mbesin mua, ndërkaq 50 tjerat për M.M.

Kemi arritur marrëveshjen dhe kam filluar të ‘punoj’ menjëherë. Mesatarisht do të kisha shtatë ‘punë’ në ditë”, ka thënë ajo.

“Kur M.M. më gjente klientë, më dërgonte mesazh duke më informuar rreth hotelit dhe numrit të dhomës. Shërbime seksuale kam ofruar në hotelet “Moskva”, “Luks”, “Hajat”, “Falkenshtajner” i “Holidey Inn”, si dhe në adresa të shumta në Beograd”, ka shtuar ajo.
Siç ka theksuar më tej, në hotele ka shkuar për shërbime seksuale për të huajt, ndërkaq nëpër banesa, për klientët vendas.

(Kosova Sot)