Shndërrimi i FSK-së në ushtri, ditë historike

  • 21 October 2018 - 12:14
Shndërrimi i FSK-së në ushtri, ditë historike

Qytetarët e konsiderojnë si ditë historike, ditën kur u miratua pakoja për ushtrinë

Sadik Halitjaha shprehet se ky votim i ligjit për FAK-un ka plotësuar amanetin e dëshmorëve dhe dëshirën e luftëtarëve të UÇK-së e të gjithë popullit tonë. “Siguria për Kosovën sjell siguri te investitorët dhe rritje të zhvillimit të sigurt ekonomik”.

Image

 



Kadri Thaçi thekson se është diçka që e kemi pritur kaherë por, hipokrizia e disa partive politike për të pas si hipotekë të suksesit të tyre ka bërë që ky sektor kryesor i shtetit të mungojë deri tani. “Kjo datë do të  hyjë në  historinë  e shtetit të  Kosovës”.

Image

 

 

Nijazi Ademaj mendon se çështja e ushtrisë së Kosovës ishte nevoja më e domosdoshme për Kosovën. “Tani edhe një miratim i NATO-s besoj edhe i SHBA-ve do ta bëjë një realitet për shtetin tonë sepse asnjë shtet në botë nuk është pa ushtri”.

Image

 

 


Shemsedin Horosani thekson se kjo datë është data më historike për shtetin e Kosovës. “Parlamenti i Kosovës ka bërë aktin më patriotik”.   

Image