Kjo është 30-vjecarja që ka ndërruar jetë dje në rrugën B

  • 23 October 2018 - 11:17
Kjo është 30-vjecarja që ka ndërruar jetë dje në rrugën B

Aksidenti që ndodhi dje në rrugën B, ku një veturë goditi dy këmbësore duke i përplasur disa metra larg, qe fatale për njërën prej tyre.

Media mëson se bëhet fjalë për 30-vjecaren nga Prishtina, Linda Avdullahin që nuk arriti të ju shpëtojë plagëve të marra edhe pas intervenimeve në QKUK.

Gjendje të rëndë dhe në trajtim është edhe e aksidentuara tjetër.Lajmin për vdekjen e 30-vjecares e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Trafikut të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

“Policia është informuar nga QKUK se rreth orës 22:10 njëra nga të lënduarat në aksidentin i cili ka ndodhur të hënën te ‘Rruga B’ ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


E ndjera ka lënë pas një djalë 3-vjecar.

Image

 

(Kosova Sot)