Pazarin e kufijve e nisi Rama, po e vazhdon Thaçi në frikën e Speciales

  • 23 October 2018 - 07:57
Pazarin e kufijve e nisi Rama, po e vazhdon Thaçi në frikën e Speciales

Badallaj: Këto janë lojëra të pista të Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës,Hashim Thaçit, por që këto lojëra i turbullon Baton Haxhiu

"E gjithë storia e ndarjes së Kosovës, gjegjësisht idesë së 'korrigjimit' të kufijve, nisi para dy vjetësh, pasi serbët fillimisht bindën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe pastaj përmes tij e futën në thes edhe Hashim Thaçin, të cilit nuk i ofruan vetëm joshje, por ia tundën edhe kërbaçin, duke e kërcënuar edhe me Gjykatën Speciale. Edi Rama dhe Hashim Thaçi e sollën shtetin e Kosovës deri në këtë gjendje, sa të rrezikojnë hapur edhe sovranitetin dhe territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht. Pikërisht nën ndikimin serb dhe me ndihmën e agjentëve të UDB-së në Prishtinë, si Baton Haxhiu, u arrit të bindet, që vetë Hashim Thaçi, si përfaqësuesi kryesor i Kosovës, të luajë kartën 'krejt ose asgjë', duke ofruar edhe oferta super gjeneroze për serbët, në mënyrë që si kompensim për krejt këtë ai vetë t'i shpëtojë Gjykatës Speciale", thotë analisti Gani Qarri për "Kosova Sot
Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, në një shkrim autorial për gazetën "KOSOVA SOT" ka shkruar lidhur me "korrigjimin" e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka theksuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i tregon histori të sajuara Baton Haxhiut, ishbashkëpunëtor i Jovica Stanishiqit, shef i UDB-së në Kosovë, se në bazë të bisedave me amerikanë paska kuptuar se amerikanët paskan vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin. Sipas analistëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por edhe të qytetarëve, tani në këtë agjendë të insistimit me çdo kusht të çarjes përpara të propozim-planit për korrigjim të kufirit janë aktivizuar dhe nuk duan të tërhiqen mbrapa treshja Thaçi- Rama dhe Haxhiu, me mentorin e tyre në Tiranë Edi Rama, kurse këtë e mirëpret Aleksandar Vuçiq në Beograd. "Avokati" kryesor , i cili po i transmeton këto biseda me mburrje, është Baton Haxhiu në Prishtinë, i cili shtiret gjoja se ai "di shumë",duke e rrezikuar në këtë mënyrë edhe territorin e Kosovës, vetëm e vetëm që Hashim Thaçi të shpëtojë nga Gjykata Speciale, sepse amerikanët nuk do ta marrin në mbrojtje. Sipas analistëve, nga zhvillimet e fundit ka dalë në sipërfaqe e gjithë e vërteta e stories së ndarjes së Kosovës, gjegjësisht idesë së "korrigjimit" të kufijve, pasi serbët e bindën së pari kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe pastaj përmes Ramës e futën në thes Hashim Thaçin, të cilit nuk i ofruan vetëm joshje,por ia tundën edhe kërbaçin. Analistët politikë, qytetarët, por edhe shumica në Kuvendin e Kosovës, që po e kundërshtojnë këtë opsion të marrëveshjes me Serbinë, janë të bindur që interesat personale të përpjekjes për shpëtimin e lëkurës së atyre që janë të përfshirë në afera të ndryshme po bëjnë që të rrezikohet substanca e shtetit të Kosovës, janë ata që na e sollën shtetin në këtë gjendje, duke rrezikuar edhe sovranitetin dhe territorin e shtetit, pikërisht nën ndikimin serb.

E, këta kanë emër e mbiemër, sipas analistëve të politikës, e janë: Edi Rama e bind Hashim Thaçin, ndërkaq me ndihmën e agjentëve të UDB-së në Prishtinë, si Baton Haxhiu, arrihet të bindet Hashimi që të luajë kartën "krejt ose asgjë", pra duke ofruar oferta super gjeneroze për serbët, e si kompensim t'i shpëtojë Gjykatës Speciale. Duke i parë këta se si po përpëliten si zorra në prush, analistët politikë theksojnë se me të tillët po tallet e tërë bota, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përderisa i pari shumë zhurmshëm, ndërkaq i dyti nga prapaskena, po punojnë dhe lobojnë intensivisht që Serbisë t`ia dhurojnë në "pjatë të artë" gati 1/3 e territorit të Kosovës,pastaj Ujmanin,"Trepçën," si dhe krimet e dëmet e luftës. Shpresa e shpëtimit të Kosovës nga këta "tregtarë", sipas analistëve, akoma mbetet kundërshtimi amerikan, gjerman dhe britanik. Edhe përkundër përpjekjeve të gazetarit që të marrë edhe versionin e Baton Haxhiut, i cili akuzohet si agjent i UDB-së dhe pjesë e këtyre prapaskenave, ai nuk është përgjigjur. Qytetarët kërkojnë platformë të qartë Qytetarë të anketuar nga gazetari theksojnë se ajo që është tani më shqetësuese në këtë proces të hapur rreth vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, është ngecja e spektrit politik në hartimin e platformës për bisedime. Sipas Fuad Ramiqit, asnjë opsion i arritjes së një marrëveshjeje finale në bisedimet mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të realizohet, nëse ai nuk është në përputhje me interesin e shtetit të Kosovës dhe në interesin strategjik të miqve ndërkombëtarë që ndihmuan çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, që mbështetën edhe lobimin për sigurimin e njohjeve që morëm për gati 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

"Pozita në të cilën gjendet Kosova, pa një status ndërkombëtarisht dhe juridikisht të pranuar, dhe të kontestuar edhe nga disa vende të BE-së, është shumë vështirë që të merret përsipër vetvetiu që ta japim një zgjidhje përfundimtare, sepse është fakt që në Kosovë ekziston një 'status kuo' edhe sa i takon integritetit territorial, por edhe sovranitetit të plotë, edhe të pavarësisë së plotë. Atëherë në këto rrethana, kur njerëzit e politikës janë të varur nga vendimet e fuqive të mëdha, dhe interesat e tyre edhe rajonale edhe globale, atëherë ata mundohen të mbijetojnë edhe ta gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për interesa të vetvetes më së pari, por edhe në përputhje me interesat e fuqive të mëdha", u shpreh ai. "Gjithsesi, kjo teoria e shkëmbimit të territoreve nuk do të thotë që është diçka shumë negative, nëse ajo përputhet me interesat e faktorëve të fuqishëm ndërkombëtarë, sepse dihet mirëfilli që edhe pavarësia edhe liria jonë ka ardhur në kompaktibilitet me interesat e të huajve. Pra, nuk jemi vetvetiu sovranë që të vendosim, por këta mundohen që ta gjejnë një zgjidhje, e cila ka për të qenë ndoshta e pëlqyeshme edhe për Serbinë, edhe për Evropën, por edhe për shqiptarët. Nëse është shkëmbimi i territoreve në funksion të jetësimit të sovranitetit të plotë të Kosovës dhe në të ardhmen të bashkimit të shqiptarëve, të të dy shteteve shqiptare që të bëhet në të ardhmen, atëherë nuk duhet ta shohim këtë si shumë negative, sepse mund të jetë edhe kjo një fazë kalimtare për një stabilitet në Ballkan", tha Ramiqi për "Kosova Sot". Sipas Hetem Maqedoncit, frika vjen e bëhet reale nga një opsion i ndarjes së territorit të Kosovës, pa fituar asgjë pala kosovare, ngase tanimë është bërë publik në media takimi i fshehtë para tre vjetësh në mes të Vuçiqit dhe Edi Ramës pikërisht për këtë temë. "Sikur që u raportua së fundi nëpër medie, që në vitin 2015 ka shkuar Edi Rama në një takim në Nish të Serbisë me Aleksandar Vuçiqin dhe si duket aty edhe e kanë ndarë 'tortën', por që ishalla kjo ndarje do t'u mbetet në fyt, sepse tanimë po dihet që për opsionin e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve ka një kundërshtim të fuqishëm edhe të shteteve me të fuqishme në Evropë, por edhe nga SHBA-ja.

Tanimë, ajo që akoma na bënë më shumë të dyshojmë në planet e kurdisura, ka të bëjë me përfshirjen në këtë lojë të Baton Haxhiut, e që dihet mirëfilli se kush është, sepse populli është vlerësuesi më i mirë dhe barometri kryesor që e di të kaluarën e tij dhe për secilin. Sa i takon Edi Ramës, ai dihet se cilit rrjet i takon, vetëm le ta kujtojmë çfarë ishte dhe çfarë përfaqëson bashkë-ortaku i tij Sajmir Tahiri, dhe kjo flet mjaftueshëm kush janë këta", potencoi ai. Sipas tij, mbetet që në këtë proces të mbështetemi vetëm tek agjenda strategjike amerikane, nga e cila besohet që nuk do të lejohet të dalë Kosova, pavarësisht se si dhe kush po mundohet ta nxjerrë atë në anën e interesave ruso-serbe. Salihaj: Në gjithë këtë fatkeqësi janë të përfshirë edhe spiunë të shërbimeve serbe e greke Sipas Adem Salihajt, ish- deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër historisë së lavdishme që ka kombi shqiptar në të kaluarën, nëpër situata të ndryshme gjenden edhe njolla të zeza, që zakonisht vijnë nga aktet e tradhtisë të individëve që janë shitur për interesat e armikut dhe e kanë njollosur historinë tonë. Sipas Salihajt, diçka e rrezikshme, e ngjashme po na sillet mbi kokë edhe tani nga ky grup njerëzish. "Tash, sërish po kalojmë periudha të rënda. Në të dy shtetet shqiptare, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, në njërin shtet kryeministri, ndërsa në Kosovë presidenti, po bëjnë çmos që t'u japin shteteve armike të kombit tonë copa të tjera të tokës shqiptare. Në jug të Shqipërisë po i jepen qindra kilometra katrorë të detit me pasuri marramendëse nëntokësore,kurse në veri të Kosovës qindra kilometra katrorë të pasurive të mëdha nëntokësore dhe mbi sipërfaqe. Në gjithë këtë fatkeqësi janë të përfshirë edhe spiunë të tjerë të shërbimeve serbe e greke, të cilët punojnë me zell të madh dhe janë në funksion të shitjes së interesave tona kombëtare. Tashmë po dihet zyrtarisht se numër i madh i medieve në Shqipëri financohen nga Greqia dhe propagandojnë për interesat e saj. Jam shumë i bindur se edhe në Kosovë ka medie dhe portale që financohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Serbia për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. Ky financim mund të jetë i drejtpërdrejtë ose përmes oligarkëve ekonomikë", tha Adem Salihaj për "Kosova Sot". 

QARRI:EDI RAMA DHE HASHIM THAÇI E SOLLËN SHTETIN E KOSOVËS DERI NË KËTË GJENDJE SA TË RREZIKOJNË HAPUR EDHE SOVRANITETIN DHE TERRITORIN E SAJ TË NJOHUR NDËRKOMBËTARISHT

Analisti politik Gani Qarri i ka thënë gazetës se ai bazohet rreth këtyre të thënave kryesisht në atë që u publikua së fundi, sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit për Serbi Sonja Biserko, e cila përkundër sulmeve verbale të ekstremistëve serbë dhe vetë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në vijimësi përkrahu dhe ndihmoi për zbardhjen e shumë problemeve në dhe për Kosovën. Sipas saj, iniciator i parë për ndarjen e Kosovës, qysh në bisedimet e mbajtura në Nish të Serbisë u bë Edi Rama. "Ai bashkë me Aleksandar Vuçiqin dhe Hashim Thaçin ka rreth dy vjet, që pandërprerë bisedojnë në Bruksel për ndarjen e Kosovës, pjesë e të cilëve nuk ka hezituar të bëhet edhe vetë Frederica Mogherini, duke u joshur edhe me çmime Nobel për Paqe. Po ashtu, edhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, në një shkrim autorial për gazetën "KOSOVA SOT" ka shkruar lidhur me "korrigjimin" e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilin shkrim ai ka theksuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i tregon histori të sajuara ish- bashkëpunëtorit të njohur publikisht të Jovica Stanishiqit dhe shef i UDB-së në Kosovë Baton Haxhiut,se si në bazë të bisedave me amerikanë, Rama paska kuptuar se kinse ata paskan vendosur që Hashim Thaçin ta dërgojnë në Gjykatën Speciale", shprehet ai. "Të njëjtat fjalomani (biseda) të dyshimta Baton Haxhiu i transmeton me mburrje në Prishtinë, gjoja se ai 'di shumë',duke e rrezikuar në këtë mënyrë edhe territorin e Kosovës,vetëm e vetëm që Hashim Thaçi të shpëtojë nga Gjykata Speciale, kinse amerikanët nuk do ta marrin atë në mbrojtje. E gjithë storia e ndarjes së Kosovës, gjegjësisht idesë së 'korrigjimit' të kufijve nisi para dy vjetësh, pasi serbët fillimisht bindën kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe pastaj përmes tij e futën në thes edhe Hashim Thaçin, të cilit nuk i ofruan vetëm joshje, por ia tundën edhe kërbaçin, duke e kërcënuar edhe me Gjykatën Speciale. Edi Rama dhe Hashim Thaçi e sollën shtetin e Kosovës deri në këtë gjendje sa të rrezikojnë hapur edhe sovranitetin dhe territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht. Pikërisht nën ndikimin serb dhe me ndihmën e agjenteve të UDB-së në Prishtine, si Baton Haxhiu, u arrit të bindet e pse jo edhe të detyrohet që vetë Hashim Thaçi si përfaqësuesi kryesor i Kosovës, të luajë kartën 'krejt ose asgjë', duke ofruar edhe oferta super gjeneroze për serbët, në mënyrë që si kompensim për krejt këtë, ai vetë t'i shpëtojë Gjykatës Speciale", tha Qarri për "Kosova Sot". Sipas tij, sot gjendja ka eskaluar deri në atë masë, sa e tërë bota të tallet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përderisa i pari shumë zhurmshëm, ndërkaq i dyti nga prapaskena ende po punojnë pareshtur dhe lobojnë intensivisht që Serbisë t`ia dhurojnë në "pjatë të arte" gati 1/3 e territorit të Kosovës,përfshirë Ujmanin e "Trepçën" si dhe të gjitha krimet dhe dëmet e pafund, që Serbia, për më pak se dy vjet luftë i ka shkaktuar në Kosovë.

Gani Qarri Ali Lajçi Florim Zeqa Adem Saliha

j BADALLAJ: BATON HAXHIU NUK DI ASGJË, POR VEPRON SIPAS URDHRAVE SERBE QË I TRANSMETON ME PËRPIKËRI

Analisti politik Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot" se ai personalisht nuk iu beson aspak trillimeve që i bën Baton Haxhiu, porse interesi është diku tjetër, te tradhtia kombëtare dhe shitja e interesave të shtetit të Kosovës për interesat strategjike e rajonale të ndikimit rus në rajon e me këtë edhe në Kosovës. "Baton Haxhiu sajon me një harambash, si është Hashimi i Brojës, që e ka bërë lolo nga frika që do të ulet në bankën e zezë të Gjykatës Speciale nga Dick Marty. Pra, kjo nuk është jo se jo serioze, por është sajim i paguar nga serbët... Baton Haxhiu nuk di asgjë, por vepron sipas urdhrave serbe që i transmeton me përpikëri", tha Badallaj për "Kosova Sot". Krejt kjo fushatë e pandalshme e përpjekjes për ta arsyetuar marrëveshjen me këmbim territoresh, sipas Badallajt, shkon vetëm në llogari të Vuçiqit, por, sipas tij, ko do të dështojë për shkak të ndërhyrjes që po bëjnë aleatët besnikë të Kosovës. "Pra, këto janë lojëra të pista të Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës,Hashim Thaçit, por që këto lojëra i turbullon Baton Haxhiu", theksoi Badallaj për "Kosova Sot".

 

LAJÇI: TË GJITHË E DIMË SE CILA ËSHTË E KALUARA E KËSHILLTARIT TË PARË TË HASHIM THAÇIT , BATON HAXHIUT

Sipas Ali Lajçit, në këtë projekt të mbrapshtë, që shkon në interesin ruso-serb, janë përqendruar agjentët kryesorë të Serbisë që shërbejnë si këshilltarë në Tiranë e në Prishtinë. "Unë vetëm po e përsëris, po e theksoj se, duke ditur të kaluarën e Baton Haxhiut dhe insistimin e pandashëm të Hashim Thaçit për ta realizuar këtë projekt antishtetëror,VV-ja do të bëjë gjithçka për ta penguar këtë degradim dhe shkatërrim të shtetit, prandaj mënyra e vetme mbetet për shpëtimin e shtetit largimi i shpejtë i këtij koalicioni të tanishëm nga Qeveria me zgjedhje të reja dhe konsolidimin e një Qeverie tjetër, e cila nuk do të futet në bisedime me Serbinë, derisa ajo nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vetëm pastaj të krijohen kushtet për bisedime të karakterit teknik mes dy shteteve të barabarta", u shpreh ai. "Por, shikoni ju në të dyja shtetet, në Republikën e Kosovës dhe në Shqipëri, shikoni kush është këshilltari i parë i Edi Ramës, e që është Shkëlzen Maliqi, kurse këshilltari i parë i Hashim Thaçit është Baton Haxhiu, për të cilin të gjithë e dimë se cila është e kaluara e tij. Nuk duhet shumë për të gjykuar e për të konstatuar, dhe merreni me mend tani se rrjet i kujt është ky dhe merreni me mend se cilat janë interesat e Serbisë për Kosovën, por dhe merreni me mend tani këto projekte që po ndodhin dhe kush janë ideatorët dhe çka thotë e çka pret prej kësaj Baton Haxhiu", theksoi deputeti Ali Lajçi. Sidoqoftë, ai thotë se edhe deklarimet e fundit të ambasadorit amerikan në Beograd kundër opsionit të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve janë akoma më inkurajuese dhe na bëjnë të besojmë që plani ruso-serb do të mbetet turpi i Hashim Thaçit dhe zëdhënësve të tij. "Prandaj, unë po dua të besoj që edhe projektet e Baton Haxhiut e të Hashim Thaçit së bashku me Edi Ramën e të tjetër që po i trumbetojnë ato, kanë për të dështuar, ose veç kanë dështuar kaherë . Ndryshe, po e përsëris se kur është fjala për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e të Bujanocit, kjo është shumë e ligjshme dhe ne e përkrahim këtë si proces gradual, por pa pazare në dëm të tërësisë territorial të shtetit të Kosovës, pra pa asnjë shkëmbim dhe pa asnjë cenim të territoreve në cilëndo pjesë të Republikës së Kosovës. Unë po e theksoj se çdo tentim për këmbim ose korrigjim, sidomos për realizimin e projekteve të Rusisë, Serbisë dhe aleatëve të saj së bashku me Baton Haxhiun, nuk do të kalojnë, sepse kjo u pa fuqishëm si kundërshtim shpirtëror e konsensual i qytetarëve të Kosovës edhe nga protesta, e cila u organizuar ditë më parë me iniciativën e Lëvizjes 'VETËVENDOSJE'", tha Lajçi për "Kosova Sot".

ZEQA: KANABISI EDI RAMA ME NDIHMËN E AGJENTËVE TË UDBSË NË PRISHTINË, SI BATON HAXHIU, ARRITI QË TA BINDË DESPOTIN HASHIM THAÇI, QË TË FUTET NË LOJËN E RREZIKSHME! Sipas analistit Florim Zeqa,Hashim Thaçi me aventurat e tij të krisura,përveç rrezikimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës,është duke i rrezikuar seriozisht edhe interesat amerikane në Ballkan,arsye kjo që amerikanët nuk do ta kursejnë fare Thaçin nga "grepi" i Speciales."Historia e ndarjes së Kosovës,gjegjësisht idesë së 'korrigjimit' të kufijve filloi së pari me kryeministrin e Shqipërisë,Edi Rama,dhe pastaj përmes Ramës e futën në thes Hashim Thaçin,të cilit nuk i ofruan vetëm joshje,por në të njëjtën kohë ia tundën edhe kërbaçin! Fillimisht kanabisi (kryeministri) shqiptar Edi Rama me ndihmën e e agjentëve të UDB-së në Prishtinë,si Baton Haxhiu,e të tjerë,arriti që ta bindë despotin (presidentin) Hashim Thaçi,që të futet në lojën e rrezikshme që të luajë kartën e fundit 'krejt ose asgjë',duke ofruar oferta super gjeneroze për serbët, me shpresën që si kompensim t'i shpëtojë Gjykatës Speciale.Kjo lojë fatale e Thaçit e solli shtetin në prag të zhbërjes fizike,duke e rrezikuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin e shtetit më të ri në Ballkan",u shpreh ai."Është e dhimbshme,por e tërë bota ka filluar të tallet me dy liderët shqiptarë,gjegjësisht presidentin Thaçi dhe kryeministri Rama,si vasalë të Serbisë.Ashtu sikurse i pari, Edi Rama,edhe i dyti,Hashim Thaçi po punojnë me përkushtim dhe po lobojnë pandërprerë që Serbisë t`ia dhurojnë në 'pjatë të artë' gati 1/3 e territorit të Kosovës,gjegjësisht resurset ujore (Ujmanin) dhe pasuritë nëntokësore ('Trepçën') si dhe krimet e dëmet e luftës",tha Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)