Policia akoma nuk ka kapur tre grabitësi, ka publikuar fotografitë e tyre

  • 23 October 2018 - 18:34
Policia akoma nuk ka kapur tre grabitësi, ka publikuar fotografitë e tyre

Janë bërë një javë, kur Policia e Kosovës shpalli në kërkim publik tre të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të implikuar në raste të grabitjeve që po hetohen nga Policia.

Por, ndonëse janë bërë publike edhe fotografitë e të dyshuarve, ende asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar në pranga të autoriteteve.

Policia e Kosovës është në kërkim të tyre të cilët mund të jenë bashkëpunëtorë të grupit i cili u shkatërrua në Trudë gjatë javës së kaluar.

Të shpallurit në kërkim, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.

 

Image

(Kosova Sot)