A bisedoi Angela Merkel me Vladimir Putinin për kufijtë e Kosovës?

  • 23 October 2018 - 20:21
A bisedoi Angela Merkel me Vladimir Putinin për kufijtë e Kosovës?

Peter Beyer, deputeti gjerman nga radhët e CDU’së së kancelares Angela Merkel, ka treguar nëse Kosova dhe çështja e idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë, ishin temë e ndonjë bisede të shefes së tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Peter Beyer, ka thënë se nuk di cila ka qenë përmbajtja e bisedave mes Trump dhe Merkel, por sipas tij për çështje të korrigjimit ajo nuk ka biseduar as me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një takimi të tyre në Gjermani.

”Nuk e di nëse kanë biseduar me Trump për Kosovën. Nuk e di që në Mesiberg në Berlin me presidentin rus kanë biseduar rreth kësaj teme”.

”Kam pyetur këshilltarin për siguri, nëse aty është biseduar për çështjen e shkëmbimit të territoreve, por nuk besoj se ajo ka biseduar me Putinin rreth kësaj teme”.

”Çfarë përmbajtje ka pasur biseda me Trumpin nuk e di, por nuk e di edhe nëse Kosova ka qenë pjesë e temës”.

”Por e di që në bisedat transatlantike jo vetëm Kosova por Ballkani Perëndimor është temë kryesore. Është një rast i mirë që Gjermania dhe SHBA’të të kenë një qëllim të përbashkët për Ballkanin Perëndimor”.

 

(Kosova Sot)