Presidenti austriak: Do të ishte zhgënjim i madh nëse kosovarëve nuk u hiqen shpejt vizat

  • 24 October 2018 - 00:05
Presidenti austriak: Do të ishte zhgënjim i madh nëse kosovarëve nuk u hiqen shpejt vizat

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, të martën ka pritur për një vizitë homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta. Gjatë takimit me të, në Vjenë, i pari i Austrisë ka shprehur qëndrimin e tij se qytetarëve të Kosovës duhet t’ju mundësohet sa më shpejt liberalizimi i vizave, për lëvizje të lirë nëpër shtetet e Evropës.

Van der Bellen ka thënë se do të ishte “shumë mirë” që heqja e vizave për kosovarët të ndodhte “gjatë presidencës austriake” në Bashkimin Evropian.

“Nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave, do të shkaktohet, sigurisht, zhgënjim i madh”, ka vlerësuar Van der Bellen, në praninë e Metës.

“Duhet të kujtojmë se në kohën e Jugosllavisë, të gjithë kanë mundur të lëvizin pa viza, dhe tani kosovarët janë të vetmit të përjashtuar nga regjimi pa viza”, është shprehur më tej presidenti austriak. 

 

(Kosova Sot)