'Çartet' Bërnabiq:U shkruan të gjitha shteteve të botës për taksën e Kosovës - Lajme - Kosova Sot

'Çartet' Bërnabiq:U shkruan të gjitha shteteve të botës për taksën e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u ka shkruar letër kryeministrave të të gjithë botës për t’i njoftuar për vendimin që ka marrë Qeveria e Kosovës për t’i sanksionuar produktet serbe.

Bërnabiq ka kërkuar sot në mbledhjen e qeverisë që kjo letër t’i dërgohet sa më parë të gjithë kryeministrave të të gjitha vendeve të botës, për të vënë në dukje vendimet dhe sjelljet e Kosovës që sipas saj po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas njoftimit për media, qeveria serbe dëshiron të tërheqë vëmendjen dhe të lajmëroj vendet e tjera për shkeljet e Prishtinës ndaj të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Me qëllim dhe drejtpërdrejt demolon atmosferën e dialogut”, është shprehur Bërnabiq duke iu referuar vendimeve të fundit të Kosovës për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Kryeministri Haradinaj të martën pas mbledhjes së Qeverisë ka kumtuar se kabineti i tij ka vendosur që produkteve serbë t’i vihet një taksë shtesë prej 10 për qind. 

Këtë vendim kryeministri ka deklaruar se e ka marrë për shkak të qasjes agresive politike që ka Serbia ndaj shtetit të Kosovës.

 

(Kosova Sot)

15 orë e 59 minuta më parë
15/11/18