Maqedoni, rebalanci i buxhetit prej sot në seancë plenare

  • 09 November 2018 - 10:57
Maqedoni, rebalanci i buxhetit prej sot në seancë plenare

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet ta fillojnë diskutimin për propozimin për rebalancin e buxhetit për vitin 2018, që qeveria e miratoi më 5 nëntor, duke përfshirë edhe 8 amendamentet që u pranuan gjatë diskutimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet.

Rebalanci i buxhetit u pranua nga qeveria më 13 tetor, ndërsa Komisioni për Financim dhe Buxhet diskutimin e filloi më 29 tetor.

Sipas propozimit të qeverisë, me rebalancin e buxhetit do të ketë ulje të të ardhurave dhe të dalurave për 0.5 për qind. Deficiti buxhetor do të jetë 2.7 për qind, ndërsa rritja ekonomike është paraparë 2.8 për qind.

Sipas qeverisë, qëllimi i rebalancit të buxhetit për këtë vit është të bëhen korrigjime të të dalurave, me qëllim që të sigurohet mbështetje financiare për komunat dhe forcim të Fondit për sigurim shëndetësor, Fondit për sigurim invalidor dhe pensional, si dhe Agjencisë për Punësim.

 

(Kosova Sot)