Sëmuret ministri i Qeverisë Haradinaj, anulon të gjitha aktivitetet

  • 09 November 2018 - 11:00
Sëmuret ministri i Qeverisë Haradinaj, anulon të gjitha aktivitetet

Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka anuluar një nga aktivitetet e paralajmëruara për sot.

Lajmin për këtë e kanë dhënë në një komunikatë për media, nga MPMS.

“Njoftoheni se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ministrit të MPMS-së, z. Skender Reçica, anulohet konferenca e thirrur për sot në orën 13:00, për lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim është dërguar pas një njoftimi të mëhershëm në mëngjes ku ishin ftuar mediat që të merrnin pjesë në këtë aktivitet.

 

(Kosova Sot)