Plagosje në Klinë, pas një zënke mes dy personave

  • 09 November 2018 - 11:01
Plagosje në Klinë, pas një zënke mes dy personave

Policia njofton se në sheshin “Abedin Rexha”, në Klinë pas një zënke mes dy personave të dyshuar, një person është sulmuar me armë zjarri nga njëri prej të dyshuarve, me ç’rast është plagosur në këmbë.

Viktima fillimisht ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën mjekësore të Klinës e më pas dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.        

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse i dyshuari tjetër është në arrati.

 

(Kosova Sot)