Bllokimi i rrugës pas funeralit të Kacifas, emrat e 14 të shoqëruarve, mes tyre ekstremisti grek - Lajme - Kosova Sot
Bllokimi i rrugës pas funeralit të Kacifas, emrat e 14 të shoqëruarve, mes tyre ekstremisti grek

Bllokimi i rrugës pas funeralit të Kacifas, emrat e 14 të shoqëruarve, mes tyre ekstremisti grek

Gjatë ceremonisë funerale të minoritarit grek, Konstandinos Kacifas, pati disa momente me thirrje antishqiptare, ndërsa më tej, u bllokua edhe aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Por pak pas ngjarjes, policia shoqëroi në polici 14 persona, si organizatorë të bllokimit të rrugës.

Mes tyre rezulton të jetë edhe ekstremisti i njohur grek, Babis-Harallambos Karathano.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë ndaluar 12 shtetas dhe janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen, mirëpo mësohet se dy të tjerë janë shoqëruar nga policia e Fierit.

Në vijim bëhet me dije se gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Personat e ndaluar janë, Andrea Panajot Kuri, Thoma Filip Stefo, Babis-Harallambos Karathano, Kristo Anastas Duci,Thanas Vangjel Papas, Pirro Kosta Panajoti, Dhimiter Nasipa Kostandinos, Nina Dhionis Dinos, Kostantandinos Grigoris Gizolis, Anestis Kostaqis Panajotis, Jorgos Dhimitris Varelas, Athanasis Jorgos Papas.

Ndërkohë antiterrori i Fierit bëri shoqërimin e Theodhor Nikolla Petropulos dhe Apostol Jorgo Thoma.

Kujtojmë se krahas familjarëve dhe të afërmve, në Bularat për të përcjellë për në banesën e fundit Kacifas gjatë ditës së djeshme, mbërritën me qindra shtetas grekë.

35-vjeçari Kacifas mbeti i vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare.

Image

 

(Kosova Sot) 

5 orë e 46 minuta më parë
18/11/18