MEHMETI: HASHIMI AQ I PADITUR ËSHTË, SA EDHE STATUSET IA SHKRUAN PETRITI!

  • 09 November 2018 - 14:41
MEHMETI: HASHIMI AQ I PADITUR ËSHTË, SA EDHE STATUSET IA SHKRUAN PETRITI!

Analisti politik Faton Mehmeti i tha gazetës se nuk është fare sekret se Petrit Selimi është një shërbëtor i klanit " Pronto", respektivisht i Thaçit, dhe si i tillë vepron. "Edhe pozitat e tij të mëhershme si zv. ministër i kishte arritur falë servilizmit ndaj Hashimit dhe klikës së tij të nëntokës. Kështu funksionon PDKja dhe tërë skena politike në vend, vetëm banditët dhe servilët ecin përpara duke shkelur njerëzit e ndershëm dhe me integritet. Hashimi aq i paditur është sa edhe statuset ia shkruan Petriti, dhe Petritit ia kontrollon dikush tjetër, pasi nuk janë të aftë për të shkruar qoftë një status siç duhet, e lëre më të merren me fatin e Kosovës. Kjo klikë kaq e paditur dhe pa integritet e ka sjellë Kosovën në buzë të greminës, një vend nga i cili çdo ditë po hiqen njohjet, pasi krimi dhe korrupsioni e ka kapluar tërë skenën politike në vend. Petriti si shef i Fondacionit MCC ka marrë mijëra euro në emër të zhvillimit të disa projekteve për vendin, e të cilat i kanë shërbyer edhe Qeverisë për të bërë pastrim të parave. Ky fondacion duhet hetuar, pasi po shërben për shpëlarje të parave të taksapaguesve të vendit tonë, e të cilët janë më të varfrit në Evrope. Kjo klasë politike është e tëra e korruptuar, e paditur dhe krejtësisht naive dhe si e tillë e ka marrë në qafë Kosovën dhe fatin e saj", tha analisti Faton Mehmeti.

(Kosova Sot)