Kurti një muaj më parë: Thaçi dëshiron fotografi me Trumpin, e takim me Putinin

  • 13 November 2018 - 21:08
Kurti një muaj më parë: Thaçi dëshiron fotografi me Trumpin, e takim me Putinin

Për një takim të mundshëm në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij rus Vladimir Putin, i cili edhe ndodhi ditë më parë, kishte folur para një muaji i pari i VV’së.

Albin Kurti kishte thënë se i pari i Kosovës kërkonte me çdo kusht takim me shefin e Kremlinit.

Sipas deputetit Kurti, Thaçi prej kohës kishte synim takimin me Putinin, madje duke lënë anash edhe një takim të ngjashëm me presidentin amerikan.

“Ndonëse trumpetohet takimi i tij i ardhshëm me presidentin Trump më shumë bëhet fjalë për një synim, për një fotografi me të. Pra ai synon fotografi me Trumpin por takim me Putinin’, thoshte Kurti një muaj më parë.

 

Por nuk përfundon me kaq. Kurti thotë se dëshirat e Thaçit nuk janë drejt vendeve mike.

“Presidenti i Kosovës po dëshiron të zëvendësoj Gjermaninë me Rusinë dhe nuk është e rastësishme që shkoi të takoi Medvedevin. Edhe në një emision televiziv tha: S’është gjë puna e Medvedevit duhet të shkojë të takojë Putinin. Pra në një farë mënyrë prej një studio televizive në Tiranë ambasadorit rus në Tiranë i kërkoi takim me Putinin’, shpjegoi Kurti.

Thaçi tha ditë më parë se takoi në Paris presidentin rus, i cili sipas tij, shprehu përkrahje për cilëndo marrëveshje finale të arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

(Kosova Sot)