Ideja për ushtri evropiane, vjen reagimi i NATO's

  • 14 November 2018 - 00:02
Ideja për ushtri evropiane, vjen reagimi i NATO's

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të hënën, në mesin e debatit për formimin e një “ushtrie europiane”, kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Europës në dëm të Aleancës Atlantike.

I përgëzoj përpjekjet e zgjeruara të Bashkimit Evropian në aspektin e mbrojtjes pasi është gjë e mirë nëse aleatët europianë kanë më shumë kapacitet, nëse punojnë më ngushtë së bashku”, deklaroi norvegjezi gjatë Forumit të NATO-Industri në Berlin.

”Ajo që ne nuk mirëpresim është që BE-ja të nisë të zhvillojë struktura të dyfishta’’, paralajmëroi drejtuesi i NATO-s.

 

(Kosova Sot)