Trondit Edward Snowden: Izraelitët shesin pajisje të jashtëligjshme përgjimi dhe kontrollojnë telefonin tuaj

  • 15 November 2018 - 09:03
Trondit Edward Snowden: Izraelitët shesin pajisje të jashtëligjshme përgjimi dhe kontrollojnë telefonin tuaj

Edward Snowden trondit edhe një herë me deklaratat e tij, por kësaj here ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Turqi brenda konsullatës saudite: vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi.

Snowden, njeriu i cili ka nxjerrë sekretet e shumta të SHBA-së, ka akuzuar një firmë izraelite të kibernetikës për zhvillimin dhe shitjen e programeve të mbikëqyrjes/përgjimit Arabisë Saudite duke mundësuar kështu vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Kashoggi hyri brenda konsullatës saudite dhe atij iu zu fryma menjëherë dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ndodhi me trupin e tij, por ne dimë që sauditët dërguan 15 persona brenda konsullatës për ta vrarë këtë njeri. Dhe ata këtë bënë!

Duke folur në një konferencë në Tel Aviv përmes një lidhjeje me video, Snowden pretendon se firma izraelite për kibernetikë dhe zhvillim ia ka shitur programet e mbikëqyrjes Arabisë Saudite.

Si mund t’i dinin ata planet dhe qëllimet e tij? Si e vendosën që Khashoggi ishte dikush që po vepronte kundër?

Dhe realiteti është që ata kanë përgjuar një nga miqtë e tij dhe kontaktet e tij përmes përdorimit të softuerëve të krijuara nga kompani izraelite.

Snowden tha që roli i kësaj kompania dhe softuerëve të saj është një nja historitë kryesore për të cilën nuk është folur dhe shkruar akoma.

Snowden shpjegoi:

Funksionon kështu: Ata të dërgojnë ty një mesazh të rëndësishëm me kohë të limituar për t’iu përgjigjur i cili përmban një link në të. Është diçka që ti ke impulse njerëzore për ta hapur dhe thoni me vete “Oh Perëndi…duhet ta kontrolloj këtë dhe të shoh se çfarë po ndodh.”
Sa më shpejt që ti apo çdokush tjetër hap këtë link, sepse ata mund ta provojnë në 100 mënyra të ndryshme gjithmonë nga një numër i ndryshëm, telefoni juaj i përket kujtdo që ta ka çuar atë mesazh të cilit ti ia ke hapur linkun.
Çdo gjë nga komplet historiku në telefonin tuaj mund të kopjohet menjëherë. Çdo veprim që ndodh në telefonin tuaj që nga dita kur ti je përgjigjur, kudo ku ti shkon, çdo telefonatë që merrni, çdo gjë që lexoni, çdo foto që shkrepni, çdo regjistrim audio është edhe në dorën e atij që të ka dërguar mesazhin.
Kjo ndodh për shkak se ata mund ta kontrollojnë mikrofonin nga distanca, ata mund të përdorin kamerën nga distanca edhe kur ju akoma nuk keni shkrepur një foto apo filmuar diçka.
Tani çdo gjë që kalon nga kjo pajisje është gjithçka që telefoni juaj përmban.
Kjo kompani dhe klientët e saj janë pjesë e një grupi NSO. Ditët e sotme bota bazohet në provat më të këqija të mbledhura nga shitja e këtyre pajisjeve “vjedhëse”. Këto pajisje janë aktive dhe aktualisht përdoren duke shkelur të drejtat njerëzore të disidentëve, figurave opozitare dhe aktivistëve për disa “lojtarë” shumë të këqij!”
Snowden na thotë dy gjëra shumë të rëndësishme, së pari hedh dritë mbi vrasjen më makabër të kohëve të fundit dhe së dyti paralajmëron se kushdo mund të përgjohet nga izraelitët.

Pyetja është e qartë: A ekziston mundësia që izraelitët t’i kenë shitur këto programe mbikëqyrjeje edhe në Shqipëri?!

Ndoshta për momentin mbetet vetëm dyshim, por kujtojmë që vitin e kaluar në Rinas u kap shtetasi izraelit Yoram Frig me një pajisje përgjimi të llojit Mc Catcher, i cili kishte hyrë dhe dalë disa herë nga Shqipëria.

Por Frig nuk është rasti i vetëm, pasi po ashtu në vitin 2016-të një tjetër pajisje po e këtij lloji kishte hyrë në Shqipëri nga Interforza italiane.

Për llogari të kujt ishin këto mjete të sofistikuara survejimi dhe përgjimi në Shqipëri dhe pse është tentuar që në dy rastet ky rast të mos dilte në sipërfaqe?!
Në këtë mes ka pikëpyetje pa fund, por fakti është që izraelitët janë mjeshtër të përgjimit dhe zbërthimit të të dhënave nga ana teknologjike.

Rasti i fundit kur izraelitët janë thirrur në Shqipëri për të asistuar në këtë drejtim është për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ish-Bllok me 4 tetor të këtij viti, ku zbuluan të gjitha bisedat telefonike të Ervis Martinaj.

 

(Kosova Sot)