Të dehurin e zë gjumi në mes të rrugës, shtypet nga një veturë, por ndodh e papritura

  • 15 November 2018 - 09:14
Të dehurin e zë gjumi në mes të rrugës, shtypet nga një veturë, por ndodh e papritura

Një burrë i dehur ka mashtruar vdekjen kur është shtypur nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, derisa ai po flinte në mes të një rruge në Kinë.

Burri po shkonte në shtëpi kur u rrëzua dhe e zuri gjumi në mes të rrugës në Sanming në provincën Fujian. Por, është interesant se edhe pse përfundoi nën rrota, ai shpëtoi me vetëm disa gërvishtje të lehta.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri kapërcen rrethojat mbrojtëse dhe përfundon në rrugë, ndërsa vetura që kalonte me shpejtësi të madhe e godet pasi atë e kishte zënë gjumi në mes të rrugës.

Mediat lokale raportojnë se ai kishte fjetur për rreth tre minuta para se të goditej nga vetura që madje e futi nën rrota, kurse shoferi i tmerruar me atë çfarë kishte bërë me urgjencë i telefonon autoambulancës.

Policia u ka bërë thirrje të gjithëve që konsumojnë alkool, të shoqërohen nga ndonjë i afërm derisa shkojnë në shtëpi qoftë në këmbë apo me veturë.

 

(Kosova Sot)