Vendimi i Kosovës për tarifën po jep efekt, ministri serb jep detaje

  • 15 November 2018 - 09:26
Vendimi i Kosovës për tarifën po jep efekt, ministri serb jep detaje

“Për fat të keq këto të dhëna janë përafërsisht të sakta. Pra, është fjala për gati përgjysmimin e plasmanit tonë të mallit në tregun e Kosovës”, ka thënë ministri Ljajic

Nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministër i tregtisë, turzimit e telekomunikacionit Rasim Ljajic ka thënë se Beogradi do të vazhdojë të bëjë presion konstant mbi insitucionet evropiane, në mënyrë që Prishtina të heqë taksën prej 10 për qind në mallin serb.

“Na mbetet vetëm t’i drejtohemi Komisionit evropian, nën patronatin e të cilit është CEFTA që të bëjë presion mbi institucionet e Kosovës që kjo masë të tërhiqet. Alternativë është që Kosova të dalë nga CEFTA”, ka thënë Lajic sipas televizionit N1.

Ai i ka quajtur “drakonike” masat e Kosovës dhe ka shtuar se, sipas tij, shtet madje edhe kur janë në luftë u shmangen masave të tilla, transmeton gazetametro.net.

Ai ka thënë se Beogradi nuk do të pajtohet me këtë vendim, ndërsa kundërmasat, sipas tij, do të ishin të pakuptimta, meqë “fare pak mall blehet në Kosovë”.

I pyetur se a është e vërtet se gati është përgjysmuar plasimi i mallit serb në Kosovë, Ljajic ka thënë se ende po mblidhen të dhënat, para së gjithash nga prodhuesit kryesorë, tregtarëve e eksportuesve në bashkëpunim me drejtorinë e doganave.

“Për fat të keq këto të dhëna janë përafërsisht të sakta. Pra, është fjala për gati përgjysmimin e plasmanit tonë të mallit në tregun e Kosovës për shkak të masave”, të cilat ai i quan “pashpjegueshme, e të cilat nuk kanë asnjë logjikë ekonomike”.

 

(Kosova Sot)