Publikohet lista, kush janë 17 njerëzit më të rrezikshëm në Fier, policia kërkon ndihmë

  • 15 November 2018 - 09:45
Publikohet lista, kush janë 17 njerëzit më të rrezikshëm në Fier, policia kërkon ndihmë

Një ditë pasi publikoi listën me personat e rrezikshëm në qarkun e Vlorës, sot policia e Shtetit kërkon ndihmë për arrestimin e 17 njerëzve të dënuar për krime të ndryshme në qarkun e Fierit, por që janë në arrati.

 “Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia.

Ajo që vihet re është fakti se një pjesë e madhe e tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa për disa policia nuk disponon as fotografi.

 
 
(Kosova Sot)