Kaos në një banesë në Prishtinë: Merr flakë kablloja ekektrike, evakohen banorët

  • 15 November 2018 - 21:31
Kaos në një banesë në Prishtinë: Merr flakë kablloja ekektrike, evakohen banorët

Të gjithë banorët e një kompleksi banesor tek ‘Rruga B’, në Prishtinë gjenden jashtë banesave të tyre pas djegies së një kablloje elektrike gjatë orëve të mbrëmjes në këtë lagje.

Një banorë i asaj ane, ka dërguar foto, ku shihen banorë jashtë si dhe flakët që janë shkaktuar si pasojë e flakëve të marra..

Banorët aty thonë se ndjehen në rrezik si dhe për momentin janë duke qëndruar jashtë banesave të tyre në temperatura të ftohta.

Nuk dihet nëse policia, zjarrfikësit ose drejtuesit e KEDS’it kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

 

Image

 

(Kosova Sot)