Bora e parë zbardh qytetin shqiptar
Korça është zbardhur nga dëbora e parë, duke na çuar zyrtarisht në dimër.
Kështu, kanë nisur reshjet e para të dëborës në këtë qark. Për më shumë se dy orë, bora vijon të bjerë në fshatin turistik të Dardhës, bën të ditur GSH.
Ndërkohë që edhe kjo e fundjavë pritet të jetë e ftohtë.
(Kosova Sot)