BADALLAJ: PAZARET TINËZARE TË HASHIM THAÇIT ME SHEFIN E KREMLINIT, VLADIMIR PUTIN

  • 16 November 2018 - 16:35
BADALLAJ: PAZARET TINËZARE TË HASHIM THAÇIT ME SHEFIN E KREMLINIT, VLADIMIR PUTIN

 Sipas analistit politik Reshat Badallaj, pazaret tinëzare të Hashim Thaçit me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, po dalin në sipërfaqe se çka është biseduar në dëm të Kosovës. "Mësit i Putinit dihet botërisht se është kush tjetër pos Behgjet Pacollit, mik i vjetër i tij që ditë më parë e lavdëroi nga goja e tij se Putini është njeri i mirë. Pra, në këtë pazar, pos kësaj bande është i bashkangjitur edhe Vuçiqi dhe njeriu i UDBsë, Baton Haxhiu. Këto merimanga të zeza janë duke e shitur vendin. Hashim zeza, me referendumin është duke kërkuar si kur njeriu duke u mbytur në det, që kërkon të shpëtojë edhe duke u kapur për një fije kashte. Në të gjitha drejtimet do të dredhojë turpshëm duke bërë atë që kërkojnë agjentët e Moskës e të Beogradit, vetëm e vetëm për interesat e tij personale, fjala është për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale", tha Badallaj për "Kosova Sot". Lojërave të pista dhe taktikave me hile më nuk u beson aspak populli dhe vetë këtë Thaçi e ka parë që e ka humbur besimin në popull dhe nga miqtë më të fuqishëm ndërkombëtarë. Këtij argati i shtohet edhe një hajn tashmë publik, Shpend Jahti. Këtij matrapazi nuk është që i intereson vendi apo Prishtina, por i intereson vetëm hajnia dhe luan rolin e shejtanit vetëm që të mbushë thasët me para", tha Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)