IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

  • 16 November 2018 - 17:05
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e dy zyrtarëve të stacionit policor Jugu në Prishtinë.

IPK njofton se më 5 nëntor ka  pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të këtij stacioni.

“Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se  këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, thuhet në një njoftim të IPK-së.

 

(Kosova Sot)