Përgadiuni, nga nesër shi e borë

  • 17 November 2018 - 23:19
Përgadiuni, nga nesër shi e borë

Sot në disa qytete të Kosovës janë regjistruar reshje të borës gjatë orëve të mbrëmjes.

Meteorologët paralajmërojnë që nesër pjesa e parë e ditës të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të cilat do të shtohen gradualisht.

Kurse, në mesditë pritet të ketë riga shiu të cilat shumë shpejtë do të shndërrohen në reshje bore ku në mbrëmje do të jenë më intensive dhe pritet që të formohen shtresa.

Reshjet thuajse do të jenë të shtrira në tërë vendin.

 

(Kosova Sot)