Zeka: Bllokada në Kuvend, shkon shumë në favorin e PDK-së

  • 05 October 2015 - 12:21
Zeka: Bllokada në Kuvend, shkon shumë në favorin e PDK-së

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar bllokadën në Kuvend.

Ai në një postim në facebook, ka shkruar se në tërë kë situatë ka vetëm një fitues e ajo është Partia Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte sikur vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasiqë përveç një shpenzimi marramendës, në skenën politike asgjë nuk do të ndryshonte.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Bllokada ne Kuvend, shkon shume ne favorin e PDK se

Kembengulja e opozites qe ta detyroj kryeministrin Mustafa qe te terheqe nenshkrimin e tije per marreveshjet me Serbine, eshte identike sikur te tentohet qe te ndalohet renja e shiut nga qielli. Kete e din fare mire edhe opozita, e cila me veprimet e saje, sidomos te javeve te fundit, perpos qe eshte bere lesh arapi ne mes veti, ka humbur ne maximun simpatine ne elektoratin e gjere te Kosoves.

Perdorimi i vezeve ne Parlament, eshte bere aqe qesharak ne opinion, saqe jane krijuar dhjetera barcoleta. Sahere qe dal ne treg per te blere veze, pyetja e pare qe me parashtrojne fshataret, eshte: -Per cka i ke baci Milaim? Nese i ke per Parlament, i kemi do me dy gogluqa, e shaka te tjera.

Mirepo pertej shakave, bindja ime eshte se aktoret kryesor te kesaj tollovie te opozites, ne fakt jane strateget e PDK se, te cilet keshtu e ashtu, do deshironin shume qe ta qonin Isen ne pension dhe opozite. Perpos kesaj, dihet nga te gjithe, edhe eshte e pranuar nga te gjithe, qe PDK ja, ne situata te krizave, te gjitha partite e tjera i vene ne gjume. Thjeshte, sahere ka kriza dhe tollovi, PDK ja luan guxhas me te gjithe, edhe ne fund fiton.

Zgjidhja me e mire do te ishte sikur vendi te mos shkonte ne zgjedhje te jashtezakonshme, pasiqe perpos nje shpenzimi marramendes, ne skenen politike asgje nuk do te ndryshonte. Ndryshimi do duhej te gjendje pa shku ne zgjedhje, duke futur ne qeveri edhe Ramush Haradinajn, i cili pavaresisht se eshte i rreshtuar me Vetvendosjen, sipas te gjitha analizave, vizioni i tije eshte shume me i perafert me partite ne pushtet.

Nese shkohet ne zgjedhje, ka shume gjasa qe Nisma nuk futet fare ne Parlament, ndersa mbetet nje pikepyetje shume e madhe edhe per Levizjen VV, nese vazhdon me kete strategji qe eshte duke e ndjekur. Zeri i Ilir Dedes eshte vetem njeri prej shume zerave te tjere te VV, qe kundershtojne heshturazi veprimet e kesaj partie.

Perndryshe, po te mos i konvenoste kjo tollovi PDK se, ka rregulla dhe masa ligjore kur zhbllokohet Parlamenti. Nese askund nuk munden me marre mesin, le ta therrasin Ilir Meten ne Tirane, edhe ai u tregon se cfare veprimesh duhet marre per zhbllokimin e Parlamentit.

(Kosova Sot)