Vjehrra magjistare e ndau nga burri

  • 09 October 2015 - 19:47
Vjehrra magjistare e ndau nga burri

Ia ndaloi punën, e nxiti dhunën e bashkëshortit

“Vjehrra ime nuk e di se çka bëri, por burrit tim ia mbushi mendjen se unë nuk jam një femër për të, se unë e tradhtoj, se unë tërë ditën kur shkoj në punë e shfrytëzoj rastin e takohem me dikë tjetër e shumë gjëra të tjera dhe burri im kishte filluar t’i besonte, saqë ndryshoi sjellje ndaj meje”, ka rrëfyer Z.G.

Kishte zgjedhur me vetëdëshirë të bëhej gruaja e tij, pavarësisht pse disa nga familjarët e burrit të saj nuk ishin pajtuar. Mirëpo, mendonte se me kohën gjërat do të rregulloheshin dhe edhe ata, të cilët nuk e përkrahnin martesën në fund do ta kuptonin si ishte zgjidhja e saj dhe ta respektonin këtë gjë. Mirëpo, gjërat nuk i kishin shkuar ashtu siç kishte menduar dhe martesa për të kishte sjellë vetëm gjëra të këqija, derisa një ditë ishte ajo që kishte vendosur t’i jepte fund. Është kjo 30-vjeçarja me inicialet Z.G., e cila rrëfen historinë e saj, raportet e rënda me vjehrrën. “Unë dhe burri im u takuam rastësisht dhe u pëlqyem. Kaloi një kohë e gjatë dhe ne dolëm pa e kuptuar të tjerët e më pas e zyrtarizuam lidhjen tonë tek familjet dhe vendosëm të fejoheshim. Familja ime e pranoi këtë gjë qetë, mirëpo ishte nëna e burrit tim ajo që nuk kishte dashur që djali i saj të martohej me një vajzë nga Kosova, ajo dëshironte që vetëm jashtë vendit t’i gjente nuse”, tregon ajo.

Dorëzimi i përkohshëm i vjehrrës

Edhe pse vjehrra e saj kishte kundërshtuar lidhjen djalit të saj me Z.G., ajo thotë se dikur kishte ndërruar qëndrim. “Ndoshta arsyeja që vjehrra ime ndërroi qëndrim ndaj meje ishte se ne ishim të vendosur se do të fejoheshim do ose nuk do ajo. Dhe kështu ajo u bë e mirë me mua, më fliste mirë, më thërriste shumë shpesh për kafe në shtëpi ende pa u fejuar dhe unë fillova të dyshoja nëse ajo me të vërtetë kishte filluar të më pëlqente dhe mendoja se është duke luajtur ndonjë lojë, e megjithatë ne u fejuam dhe nuk shkuan as disa muaj e menjëher bëmë edhe martesën”, ka thënë 30- vjeçarja. Z.G. ishte zhvendosur në shtëpinë e burrit të saj dhe kishte filluar një jetë të re, e në fillim gjërat i kishin shkuar mirë. “Isha e lumtur dhe thashë se askush nuk do ta prish lumturinë time, e po ashtu edhe vjehrra ime ndryshoi qëndrimin e saj ndaj meje, u bë më e mirë. Kështu në ditët e para çdo gjë filloi të shkonte mirë, unë mora pushim në punën që e bëja si shitëse dhe kështu shkuam me burrin pas martese në pushime ku  qëndruam 10 ditë. Kur u kthyem në shtëpi, unë fillova punën time, burri punën e tij dhe në mbrëmje të gjithë bëheshim bashkë, pasi burri kishte edhe një vëlla e një motër”, shprehet ajo. ..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)