Foshnja vdes, pasi u lind në tualetin e spitalit

  • 09 October 2015 - 22:43
Foshnja vdes, pasi u lind në tualetin e spitalit

Një foshnje e gjinisë femërore ka ndërruar jetë, pasi ishte lindur në tualet, kur stafi mjekësor kishin dështuar ta kuptonin që nëna e saj me mbipeshë kishte qenë në muajin e tetë të shtatzënisë, duke punuar. Kështu është bërë e ditur në gjykimin, që është mbajtur në lidhje me këtë rast, transmeton gazeta Kosova Sot online.

Diane Thomas, 41-vjeçare, kishte mbërritur në spitalin ‘Royal Cornwall’ në Truro të Anglisë me dhimbje në stomak dhe para se t’i nënshtrohej ultrazërit kishte shkuar në tualet. Ajo kishte qëndruar në tualet për pesëmbëdhjetë minuta dhe e kishte sjellë në jetë Ellie Nicholls-in, e cila kishte mbetur e ngujuar në tualet dhe kishte mbijetuar për disa minuta, para se përpjekjet për shpëtimin e saj të dështonin.

Used by the Prime Minister: The hospital is where David and Samantha Cameron had their daughter Florence five years ago. Mr Cameron is pictured speaking to reporters outside following her birth in August 2010

Gjykata heton rastin

Në gjykatë është thënë që doktorët kishin besuar që zonja Thomas ishte shtatzënë kur kishte raportuar se kishte dhimbje të tmerrshme në stomak, për dy ditë me radhë në muajin mars.

Ajo ishte pranuar në repartin e gjinekologjisë në spital,në spitalin e njëjtë ku David dhe Samantha Cameron e kishin pritur fëmijën e tyre të parë në vitin 2010, mirëpo nuk i ishte nënshtruar skanimit të ultrazërit deri një ditë më vonë.

Në një intervistë të dhënë, Thomas ka thënë që mëngjesin e ditës së nesërme ajo kishte treguar që kishte dhimbje të tmerrshme, mirëpo një infermiere i kishte thënë që sikur të kishe pasur kaq shumë dhimbje, siç po pretendon, atëherë do të kishte qenë e shtrirë në spital.

Pediatri Peter Fleming ka thënë që ka pasur mundësi që Ellie të shpëtohej, sikur nëna e saj të dërgohej në spital dhe të akomodohej aty, mirëpo shpëtimi i saj ishte bërë i pamundur, pasi,  sipas tij, ajo ishte infektuar në tualet.

(Kosova Sot)